GRUSHTA N’PARLAMENTIN E SHQIPNISE

Seanca e djeshme plenare u shoqnue me grushta opozitës dhe mazhorancës.

Deputetët socialistë, Erion Braçe dhe Gjovalin Kadeli kanë tentue me godite me shishe Kryetaren e Kuvendit, ndërsa deputeti Kadeli asht rroke me gardianet e kuvendit, shkruen media shqiptare.

Simbas medias shqiptare, fillimisht, deputetë demokratë e socialistë jane shpreh mbi ndryshimet përkatëse të buxhetit. Mbas shqyrtimit, kryetarja Jozefina Topalli nis kalimin e miratimit nen për nen të buxhetit. Në këtë moment, deputeti Erion Braçe asht cue prej vendi dhe ju ka drejtue nga foltorja kryetares. Te foltorja e Parlamentit mbledhen edhe deputetet tjere socialista. Deputeti demokrat Lefter Maliqi, i gjetun ngat Braçes, ka reague tue e sulmue Bracen. Dhe derisa gardistat po mundoheshin me mbajt rregull, deputeti tjetër socialist Gjovalin Kadeli, asht rroke me gardistat. Mbledhja asht nderpre, njofton media shqiptare.
 

Pa

PRESS FREEDOM FEST 2010